Koncept Skenografie
Skenografia e Operës “Carmen” nga George Bizet, produksion i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me regji nga Gëzim Myshketa.
Premierë e vendosur ne Pallatin e Kongreseve në datat 30-31 janar dhe 1,2,3 shkurt 2018.
Strukturat më të rëndësishme të kësaj skenografie janë dy kuintat anësore të cilat janë një replikë e fasadës së ish- fabrikës reale të cigareve të asaj periudhe dhe pothuajse në qendër të skenës janë kangjellat e kësaj godine që e ndan skenën në dy plane.
Në aktin e parë rekuizita është e pasur duke na sjellë në sheshin e qytetit të Sevilgias së aso kohe.
Në aktin e dytë jemi në kabarenë “LILLAS PASTIA” një bar i famshëm i Sevilgias
Brenda barit në pjesën anësore djathtas pozicionohet banaku i cili është i lëvizshëm dhe në skenë kemi tavolinat e dekoruara me shandane.
Në aktin e tretë pozicionohemi në një vend kondrabandistësh, ku në skenë elementët kryesor janë fuciat në të cilat kondrabandistët kanë ndezur zjarr për tu ngrohur .
Në aktin e katërt përveç kuintave anësore cdo gjë hiqet duke i lënë vend aktit final.
Videot janë kyçe dhe të pandashme në të gjitha aktet pasi lidhen ngushtë me objektet fizike në skenë si dhe me gjendjet që krijohen . Në to paraqiten ndërtesa, pamje realiste si dhe abstraksione.
Renold Sula





